Hakimi: Zanetti është model për mua, shpresoj të ndjek gjurmët e tij

“Është nder të jesh pjesë e një klubi legjendar si Interi". Kështu e nis intervistën për “Bein Sport”, afrimi i kësaj merkato verore te zikaltërit, Achraf Hakimi: "Shumë emra të mëdhenj kanë luajtur në “San Siro”. Është një privilegj i vërtetë të veshësh këtë fanellë”, tha futbollisti maroken disa orë përpara derbit me Milanin.

“Dua të demonstroj se klubi kishte të drejtë që më besoi. Jam shumë i lumtur që zbulova një kampionat të ri. Do të mësoj shumë dhe do të përmirësohem, jam i sigurt ", u shpreh Hakimi.

Diskutimi më pas zhvendoset te një legjendë e klubit zikaltër: "Unë fola me Javier Zanetti-n kur nënshkrova kontratën. Më pas u takuam në qendrën sportive. Ai është një legjendë e vërtetë, një ikonë e Interit. Shpresoj ta ndjek gjurmët e tij. Ka qenë një mbrojtës i shkëlqyer, një legjendë dhe një model i vërtetë për mua ", përfundoi Hakimi.