FOTO/ Ngjarja që tronditi Francën, si u kërcënua mësuesi i historisë

Një mësues francez, të cilit iu pre koka nga një terrorist i dyshuar islamik, i kishte treguar klasës së tij karikaturat e profetit Muhamed. Viktima është identifikuar si 47-vjeçari Samuel Paty. Kurse autori i krimit është një çeçen 18-vjeçar, Aboulakh A.

Mësuesi kishte marrë kërcënime për disa ditë me radhë. Prindërit myslimanë ishin ofenduar nga vendimi i tij për t’i treguar klasës karikaturat e profetit.

Mësuesi u kishte kërkuar nxënësve myslimanë që të dilnin nga klasa përpara se të tregonte karikaturat. Por një nxënëse myslimane qëndroi në klasë dhe u tregoi prindërve se mësuesi i historisë u kishte treguar karikaturat e Muhamedit.

Prindërit u zemëruan dhe depozituan një ankesë. Në një video online, ata e etiketonin mësuesin si kriminel. Videoja u shpërnda në rrjet dhe nga një xhami në Paris, duke ngjallur zemërim.

Nëntë persona janë arrestuar pas ngjarjes, mes tyre edhe dy prindër. Presidenti i vendit, Emmanuel Macron e dënoi krimin duke thënë se ishte një akt terrorist kundër lirisë së shprehjes.