Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë, autori ishte me maskë dhe kapele

Paraditen e sotme është ekzekutuar me armë zjarri në qëndër të Himarës, biznesmeni Niko Goro, i cili ishte pranë supermarketit të së motrës.

Autori doli nga një makinë Volkswagen dhe iu afrua  duke qëlluar me pesë plumba drejt tij, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme Goros, por plagosën edhe të motrën E. Q 57 vjeçe, në këmbë.

Sipas burimeve, autori ka qënë me Volkswagen dhe i mbuluar me maskë e me kapele në kokë. Vrasësi ka qënë i qartë në objektiv: shënjestra ishte vetëm biznesmeni.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar tetë persona për ngjarjen. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset rrotull.

Dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për bizneset e tij, pasi Goro merret me ndërtime, kishte hotel dhe bar kafe në pronësi.

Pamje nga vendi i ngjarjes: