Derbi i Madoninës/ Inter - Milan, formacionet e mundshme

Kanë mbetur edhe pak orë nga derbi i Milanos. Inter dhe Milan po përgatiten për një përballje tepër të “zjarrtë”, pasi kjo sfidë ka një rëndësi të veçantë për të dyja skuadrat.

Për momentin, klubi zikaltër është përpara në përplasjet e luajtura në histori nga të dy skuadrat. Inter në fakt ka 66 fitore kundër Milanit me 51 (55 barazime).

Në historinë  derbit të Madonnina-s, janë shënuar 463 gola që tregon se ka qenë gjithmonë një sfidë e hapur për të gjitha llojet e rezultateve, të zbukuruara ndër vite, nga golat e kampionëve të mëdhenj, të cilët në orën 18:00 do të përfaqësohen nga lojtarët: Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic.

Antionio Conte i duhet të ridizajnoi formacionin për sfidën ndaj kuqezinjve, pasi  do të vuaj mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm si Bastoni, Skriniar, Naingolan, Gagliardini, Ashley Young dhe portieri Radu (shkaku i Covid-19).

Diçka më mirë situata e Koronavirusit te Milani: Ibrahimovic u shërua, ndërsa ende në izolim janë Duarte e Gabbia, megjithatë lajmi më i mirë është rikthimi i Romagnolit. Kapiteni pritet ta nisë titullar përkrah Kjaer, ndërsa Castillejo, që është në balotazh me Diaz, mund të jetë përkrah Calhanoglu e Saelemaekers pas krahëve të Ibras.

Formacionet e mundshme: