Pornografi me fëmijë, arrestohet një shqiptar në Itali, i gjenden imazhe të tmerrshme me foshnja

Itali - Provat që çuan në arrestimin e një tridhjetë vjeçari shqiptar me nënshtetësi italiane, që banon në Breshia, janë dërrmuese.

Në shtëpinë e tij u gjetën mbi 380 skedarë të pornografisë së fëmijëve, fotografi dhe video, të ndara në kategori duke filluar nga mosha.

Në Hard Disc u gjetën gjithashtu imazhe të foshnjave të përcaktuara si "të tmerrshme" nga hetuesit.

Punëtor me profesion, burri përfundoi në burg si pjesë e një hetimi të nisur në zyrat e Prokurorisë Publike të Venecias që mbulon një pjesë të rëndësishme të Italisë Veriore.