Tifozet e zjarrta të derbit të Skocisë, ngrenë temperaturat me fotot para përballjes

Tifozja e çmendur e Rangers, Lana Wolf thotë se bashkë mikeshat e saj do të publikojnë një video speciale për derbin e parë të sezonit me rivalët e vjetër Celtic.

Skuadra e saj përballet nesër me Celtic dhe Lana thotë se do ta ndjekë ndeshjen nga shtëpia duke veshur bluzen e skuadrës së Rangers … dhe asgjë tjetër.

Lana, e cila është gjithashtu një porn star, thotë: “Kam punuar prej kohësh për videon e përballjes klasike dhe e filmova para regullave të reja të koronavirusit. Ethet e betejës kanë nisur. Derbi është gjithmonë i bukur por nuk duhet të fluturojnë me entuziazëm.”

Ky është derbi i parë i më të mëdhenjve të Skocisë, që prej kufizimeve të pandemisë në mars.

Kësaj radhe, baret janë të mbyllur për shkak të Covid-19, kështu që fansat duhet ta ndjekin përballjen nga shtëpia.