Klopp thur elozhe për Ancelottin: Nëse i jepet kohë, ai ndërton skuadër fantasitke

Në prag të derbit të Liverpoolit, trajneri i “të kuqëve”, Jurgen Klopp ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur me superlativa për skuadrën e Everton dhe trajnerin e tyre Carlo Ancelotti: Është mjaft e qartë se ata bënë biznes të shkëlqyer këtë verë, ndërsa nga ana tjetër, Ancelotti është një trajner i jashtëzakonshëm. Nëse ai ka kohën dhe burimet për të ndërtuar diçka, ai ka sukses. Këtë bëri edhe te Everton.

Ekipi i tij duket vërtet i fortë. Unë do të doja të flisja për të me fjalë të tjera, por nuk është e mundur. Ata janë konkurrentët tanë, si shumë ekipe të tjera. Shumë klube në Premier League e kanë forcuar veten, duke punuar mirë në merkato dhe duke përmirësuar stafin e tyre ", deklaroi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.