Zyrtare: Tottenham nënshkruan me mbrojtësin uellsian

Tottenham është forcuar në mbrojtje në ditën e fundit të merkatos në Angli. Klubi londinez sapo ka zyrtarizuar nënshkrimin me Joe Rodon nga Swansea. Transferimi vlerësohet me shifrën 12 milionë € sipas mediave të ndryshme angleze.

"Qendërmbrojtësi  i Uellsit ka nënshkruar me klubin tonë një kontratë deri në vitin 2025 dhe do të veshë fanellën me numrin 14," thuhej në deklaratën e Spurs.