I zhdukur prej mëngjesit/ Biseda e fundit me vëllain, pse policia po verifikon regjistrat në spital

Rrapush Çeca figuron i zhdukur në Elbasan sipas familjarëve që nga mëngjesi I sotëm, ku mësohet se është larguar me automjetin e tij.

Vëllai i 40 vjeçarit mësohet se ka qenë i fundit që ka komunikuar me të.

Sipas të vëllait, ai u ka thënë familjareve se po shkonte të kryente disa egzaminime, por pa specifikuar se ku.

Ndërkohë që policia po bën verifikime në spitalin e Elbasanit por nga verifikimet rezulton se ai nuk ka qenë në qendren spitalore pasi në regjistrat e observimit diten e sotme nuk ekziston i regjistruar

Familjarët prej orësh kanë kërkuar për 40 vjeçarin por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë prej tij.