FOTO/ Me fjalët më të bukura, Ermal Meta uron publikisht të fejuarën në ditëlindjen e saj

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta ka zgjedhur ta mbajë jetën e tij larg kamerave.

Pas lidhjes 9-vjeçare me Silvia Notargiacomo-n, Ermalit duket se ka gjetur sërish dashurinë.

Fituesi i “Sanremos”, është fejuar me Chiara Sturda-n.

Çifti kanë jetuar një kohë të gjatë lidhje në fshehtësi, por gjatë izolimit kanë vendosur të dalin në qiell të hapur.

Ditën e sotme, Chiara feston ditëlindjen dhe Ermali e ka uruar me fjalët më të bukura.

“Ti ke lindur 30 vite më parë. Duhet të ketë pasur një diell të shkëlqyeshëm atë ditë”, shkruan ai në foton bardhë e zi.

Në fillim, Ermali ngacmonte fansat e tij duke treguar një vajza brune bukuroshe në krah të tij, por kaq u desh që fansat të nisnin kërkimet për të zbuluar identitetin e vajzës dhe disa informacione më shumë mbi çiftin e ri.