Rëndohet gjendja në Kroaci/ Rritje rekord e rasteve ditore me COVID-19

Kroacia përsëri ka vendosur rekord të ri me numrin e infeksioneve ditore me COVID-19.

Në 24 orët e fundit, Kroacia ka regjistruar 1.131 raste të reja me koronavirus, raportojnë mediat kroate.

Në Zagreb në 24 orët e fundit janë shënuar 231 infeksione të reja, kanë njoftuar personeli shëndetësorë.

Shifra është më e larta në kryeqytetin kroat brenda një ditë nga fillimi i pandemisë.

Në total, 898 persona janë në vetizolim.

Kroacia një ditë më parë kishte vendosur rekord negativ me 794 infeksione, prej të cilave 211 ishin në Zagreb.