Pas humbjes së bebit, modelja e njohur shfaqet për herë të parë në publik

Chrissy Teigen është shfaqur për herë të parë në publik, pas humbje së foshnjës e saj në mënyrë tragjike gjatë shtatzënisë.

Modelja e famshme, së bashku me bashkëshortin e saj, John Legend, u fotografuan të enjten  në parkingun e një dyqani ushqimesh në Bristol Farmes.

Chrissy u shfaq e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë portokalli, si dhe mbante syze dielli dhe një maskë të zezë në fytyrë.

Ndërkohë, muzikanti 41-vjeçar kishte veshur një këmishë me vija shumëngjyrëshe, xhinse blu të errëta dhe një maskë të zezë për fytyrën.

Pak ditë më parë, 34-vjeçarja zbuloi përmes disa fotove të dhimbshme në Instagram, lajmin e hidhur se djali i saj, Jack nuk mund të vinte në jetë. “Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të madhe, të cilën nuk e kemi përjetuar kurrë më pare”, shkruante ajo në postimin e saj.