Nga kampion bote në vitin 2002, përfundon në Kategorinë e Dytë në Brazil
Ish-trajneri i famshëm i Brazilit, Luiz Felipe Skolari, do të drejtojë ekipin brazilian Kruzeiro.
71-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2022 me “Dhelprat”, të cilët konkurrojnë në Kategorinë e Dytë të futbollit brazilian.
Skolari arriti sukses në Brazil gjatë viteve ’90-të, duke fituar Kupën Libertadores me Gremion dhe Palmeirasin.
Kulmin e karrierës e arriti në vitin 2002, duke u shpallur kampion bote me Kombëtaren e Brazilit. Ai shënoi arritje dhe me Portugalinë.
Pas disfatës turpëruese 1-7 nga Gjermania në Botërorin e 2014-ës, Skolari dha dorëheqjen nga stoli i Brazilit.