Nuk respektoi kufizimet e Covid-19/ Policia ndërpret xhirimet e klipit të Dua Lipës

Në xhirimet e klipit të fundit të kengëtares me origjinë shqiptare ka marrë pjesë dhe Policia.

Po!  Dhe jo si figurantë, por në rolin e tyre real.

Me sa duket, Dua theu rregullat e kufizimeve të Covid-19.

Gjërat morën një rrjedhë tjëtër, kur banorët përreth u ankuan dhe policët ndërprenë xhirimet, shkruan The Sun.

Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i ekipit të produksionit, zbarkuan në Shoreditch, në Londrën Lindore, të mërkurën mbrëma për xhirimet, por me sa duket banorët e zonës nuk ishin në një mendje me ekipin e xhirimit. .

Një banor tha: “Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth” 

“Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”, shtoi më tej burimi i brendshëm.

Nuk dihet nëse policia vetëm ndërpreu xhirimet apo mori dhe masa ndëshkuese për rastin në fjalë.