VIDEO/ 'Mjeshtër i Madh', presidenti Meta dekoron 4 legjendat e Partizanit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi sot 4 ish-futbollistë të Partizanit dhe Kombëtares.

Në ambientet e presidencës u mbajt një ceremoni, ku Meta ka nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”,  ish-mbrojtësin dhe trajnerin e Partizanit, Sulejman Starova, (i cili nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, për arsye shëndetësore), ish-mesfushorin Ilir Lame, ish-sulmuesin Ylli Shehu si dhe ish-portierin Mikel Janku (pas vdekjes).

Padyshim ky është një vlerësim i merituar për këtë 4 ikona të futbollit të Partizanit dhe Kombëtares, dekorim i cili vjen pas dhënies së çmimit “Nderi i Kombit” që presidenti Ilir Meta i dha legjendës së futbollit shkodran, që ka luajtur edhe për të kuqtë, Sabah Bizi.