Infektohet me Covid-19, Ronaldo befason me mesazhin enigmatik. FOTO-ja bën ‘namin’ në rrjet

Cristiano Ronaldo megjithëse është infektuar me koronavirus vazhdon të shijojë jetën e tij luksoze.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 35-vjeçari ka publikuar një foto buzë pishinës së mbyllur ku ka shkruar edhe një mesazh enigmatik që mund të ketë disa destinacione:

“Mos lejo që ajo që nuk mund të bësh të futet në rrugën e asaj që mund të bësh…”

Kujtojmë që Ronaldo është nën hetim pasi akuzohet se ka thyer rregullat e pandemisë duke udhëtuar me avion privat nga Portugalia në drejtim të Italisë.