Boris Johnson i prerë: Është koha të dalim nga BE pa marrëveshje

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka deklaruar se ka ardhur koha që Mbretëria e Bashkuar të "përgatitet" për një Brexit pa marrëveshje më 1 janar.

"Nëse nuk ka një ndryshim thelbësor të qasjes, ne duhet të kërkojmë zgjidhjen e Australisë", tha kryeministri Johnson, duke përdorur eufemizmin e preferuar të qeverisë për një Brexit pa marrëveshje.

Më herët, Johnson deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga bisedimet nëse një marrëveshje nuk do të arrihej deri më 15 tetor.

Sot, Këshilli i BE-së tha se është "zhgënjyer" nga mungesa e progresit në negociata.

Megjithatë, këshilli tha se negociatat do të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme, gjë që provokoi zemërimin brenda qeverisë britanike.

Më herët kancelaria gjermane Merkel  bëri thirrje Johnsonit që të bashkëpunonin dhe të gjendej një gjuhë e përbashkët.