Basha-Ramës: Vendi i mbytur nga plehrat, trego ku i ke çuar 70 mln euro

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kreut të opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha ndaj reagimit të Edi Ramës me një postim të gjatë në Twitter.

Basha i shkruan Ramës që të lejë viktimizimin, por të tregojë se ku kanë shkuar 70 milionë eurot që shteti ka dhënë, ndërsa Shqipëria është e mbushur plot me plehra.

‘Lëre viktimizimin për të fshehur vjedhjen.

Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 milionë euro kanë avulluar pa bërë asgjë.

Trego ku i ke çuar lekët.

Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha.