Mësuesja me makinë godet bariun 62-vjeçar në cep të rrugës, përfundon në pyll

Një aksident është regjistruar sot në Dibër teksa një mësuese me automjet ka përplasur bariun 62-vjeçar.

Mësohet se 62-vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë dhe po qëndronte në cep të rrugës kur është goditur nga automjeti që drejtohej nga mësuesja.

Të dy janë plagosur, pasi mësuesja përfundoi bashkë me automjet në pyll. Ata janë dërguar në spitalin Rajonal të Dibrës pasi janë plagosur por jashte rrezikut për jetën.