'Vetëm pronari i vërtetë i inceneratorëve mund të tërbohej ashtu! Besoj u kuptua se çfarë halli kishte!'

Nga fjala e Kryetarit të PD, Lulzim Basha, në konferencën për shtyp:

Lulzim Basha:  "Kemi një Kryeministër që edhe në këtë kohë vazhdon i patrazuar vjedhjen, vjedhjen e lekëve të shqiptarëve dhe gënjeshtrat e mashtrimet.

Vetëm pronari i vërtetë i inceneratorëve mund të hidhej ashtu nga kolltukui asaj studioje siç u hodh dje dhe të vërsulej me atë egërsi ndaj kolegëve tuaj, me stërkala që i dilnin nga goja.

Vetëm pronari i vërtetë, vetëm njeriu që fut në xhepin e vet miliona e kësaj afere korrutive mund të  tërbohej në atë farë feje. Unë kam 30 vjet që e ndjek politikën pas shpalljes së pluralizmit e nuk kam parë një çakërdisje të tillë. Nuk kam parë çakërdisje të tillë dhe për shkak asaj çakërdisjeje, shqiptarët nuk morën përgjigje të drejtpërdrejtë. Besoj se shqiptarët e kuptuan se çfarë halli ka njeriu që hidhet ashtu.

Por sot edhe njëherë jam këtu për të kërkuar përgjigje për secilën pyetje që parashtrova para jush dhe shqiptarëve u ka borxh, jo ai që është demaskuar mbrëmë, por ua ka borxh SPAK, meqë është produkt i Reformës në Drejtësi.

 Sot i kërkoj të dalë para shqiptarëve e të mos heshtë. Të tregoj se çfarë po bën në këtë rast epik, në këtë vjedhje të shekullit në kohë pandemie.

Vjedhje në kohë pandemie. Njerëzit pa bukë, ky vazhdon çon miliona.

2 milionë euro javën e kaluar.

Çfarë vendi është ky që nuk ka një prokuror të dalë e të thotë “ky është një krim kaq i rëndë sa që unë o e nis hetimin dhe i çoj para përgjegjësisë këta ose jap dorëheqjen”. I kanë të gjitha, mbrojtjen special, mbështetjen speciale, do të kenë mbështetjen time, por sot  kanë detyrimit të thonë kur ja hetimet.

Ku janë 88% e parave që kanë marrë?! Afera e inceneratorëve ka zbuluar një grup të strukturuar kriminal me pjesëmarrës Ramën, Ahmetajn, Veliajn, Mërtirin dhe Zoton si fillim. Këto pesë emra i kanë investiguar gazetarët kurajozë, por jo SPAK, ndaj i bëj thirrje kryeprokurorit Kraja të dalë sot para shqiptarëve dhe të informojë ose nëse ka presione të llojit mafioz të denoncojë e ne do t’i jemi në krahë./ar.sh/SYRI.NET