7 lojtarë të Juventusit nën hetime për thyerje të karantinës, Ronaldo...

7 futbollistë të Juventusit raportohet se janë nën hetim për shkak të thyerjes së rregullave të karantinës.

Rodrigo Bentancur, Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala, Merih Demiral dhe Cristiano Ronaldo u larguan nga J Hotel për të luajtur me përfaqësueset e tyre ndërsa Gigi Buffon shkoi në shtëpi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtarët do të gjobiten nëse shpallen fajtorë nga Prokuroria Publike e Torinos që po vazhdon hetimet. Në të njëjtën kohë, Prokurori Federal i FIGC ka hapur një hetim tjetër për të verifikuar nëse Ronaldo dhe bashkëlojtarët nuk kishin respektuar rregulloret anti-Covid të hartuara nga federata, duke lënë vendin ku po kryenin izolimin.

 “Ne kemi hyrë në karantinë të shtunën dhe kemi hyrë në izolim pa asnjë garë për të luajtur. Ne u thamë lojtarëve se ata që dëshironin mund të shkonin në shtëpi për t’u izoluar. Karantina nuk u thye. Ata mund të vendosnin të shkonin dhe ata janë qytetarë të lirë”, thuhet në reagimin e Juventusi.