‘Më ndoqën nga pas’/ Dëshmia e biznesmenit në Tiranë, pas sulmit me armë

Dalin detaje të reja në lidhje me tentativën për sulm me armë ndaj një biznesmeni, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Pas raportimit të lajmit se biznesmenit me inicialet A. Dh., i është kërcënuar seriozisht jeta nga dy persona të panjohur, ka reaguar edhe Policia e Tiranës.

Me një njoftim të shkurtër për shtyp, policia thotë se po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

'Dy persona të panjohur më kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku banoj dhe u shpëtova atyre, pasi u futa në ashensor. Edhe roja i pallatit u ka bërtitur dhe ata kanë ikur’, mësohet se është shprehur biznesmeni në dëshminë e tij, me inicialet A. Dh.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 16.10.2020, rreth orës 00:40, shtetasi A. Dh.,kallëzon se më datë 15.10.2020, rreth orës 22:00, dyshohet se dy persona të panjohur e kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku ai banon.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.