Nuk ndalet çmenduria/ 53-vjeçari abuzon seksualisht me 14-vjeçaren

Nuk ndalen krimet seksuale ndaj minoreneve.

Ditën kur një 67-vjeçar u burgos pasi kishte përdhunuar mbesën 13-vjeçare, një ngjarje tjetër e rëndë regjistrohet në Bulqizë.

Një 53-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ka abuzuar me një 14-vjeçare.

"Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, B.L., 53 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se  ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe. 

 Materialet procedurale u referuan në  Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Ngacmim seksual”," raporton policia.