Halloween, ‘maska e tmerrit’ në shitje

Vampirë apo shtrigë? Maska të vjetëruara.

Këtë vit një nga risitë e ofruar për fëmijët në Amazon për Halloween është kostumi i Coronavirusit: një maskë që riprodhon tiparet e virusit siç duket në mikroskop.

‘Maska e tmerrit’ shkruhet në përshkrimin e produktit.

"Një kostum që me siguri do të bëjë përshtypje duke pasur parasysh gjendjen aktuale të Covid 19", thuhet në një njoftim tjetër.

Në internet mund të gjesh variante të ndryshme: të kuqe, blu dhe rozë të gjakut, ekziston mumje kovide ose kafka e njeriut që mban maskën N 95.

Kurioziteti më i madh është se "maska Corona" propozohet nga shitës me seli në Kinë të cilët premtojnë shpërndarje falas dhe, sipas përshkrimit, janë të përshtatshëm për "fëmijë dhe të rritur".

Disa ditë më parë, menjëherë pas ankesave të disa konsumatorëve, Amazon kishte deklaruar se do të kishte proceduar për të hequr këto produkte nga faqja, duke kërcënuar sanksione, megjithatë në internet ka ende shumë lloje.