‘Paratë shkojnë në parajsa fiskale’/ Basha i’a ‘përplas’ faktet live, Rama ngel gojëkyçur

Në emisionin ‘Opinion’ ka qenë i ftuar kryeministri Edi Rama, i cili e dominoi studion me ulërima dhe sulme ndaj gazetarëve.

Por, pati një moment kur Rama u destabilizua dhe nuk pati asnjë përgjigje.

Kjo ndodhi kur kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndërhyri në telefon dhe i renditi faktet se përse koncesioni i inceneratorëve, është një vjedhje dhe se paratë shkojnë në parajsa fiskale.

Edi Rama nuk pati përgjigje për Bashën dhe mimika e tij e ‘dorëzuar’ tregonte shumë. Ndërkohë arriti të artikulojë vetëm frazën ‘fli gjumë Luli’.

Kjo ka qenë përballja e vetme publike mes dy liderëve politik, sepse Rama e ka refuzuar një debat publik me Lulzim Bashën.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: E gjithe cfarë ka thënë aty, është grumbull gënjeshtrash. Në vitin 2011, 11 vite pasi e kishe lënë Tiranën me plehra dhe me gropa, ish kryebashkiaku Edi Rama, bëri një memorandum mirëkuptimi me Bankën Botërore, për të hartuar një studim për plehrat e Tiranës. Në vitin 2011, ne autorizuam një studim fizibiliteti, që Sharra e lënë në mjerim në 11 vite, të kishte një trajtim sa më dinjitoz. Studimi i fizibilitetit, konkludoi, jo me bandë e Lushnjes, Ramën dhe Arben Ahmetajn. Kishte objektiv, që brenda vitit të parë kontenierët e plehrave të futeshin nën tokë…

Blendi Fevziu: Shkon 30 euro pa tvsh?

Lulzim Basha: Jo, letrat janë në bashki. Shifrat janë këto që them unë, qytetarët nuk paguanin asnjë qindarkë dhe Tirana do të kishte kontenierë.

Edi Rama: O Lul, me Vehbiun do i paguaje këto?

Lulzim Basha: Ti theve marrëveshjen me qeverinë gjermane, që të kishte këshilluar, që Shqipëria nuk ka nevojë për inceneratorë!

Fevziu: A ka qenë çmimi 30 euro për ton pa tvsh?

Lulzim Basha: Jo në asnjë mënyrë, ajo është një memo. Mos gënje, ti tregoji shqiptarëve, përse kur traksapaguesi nuk do paguante asnjë lek, ti i vure shkelmin Bankës Botërore, studimit dhe leverdisë që do të kishte Tirana. 11 vjet i le plehrat e Bashkisë siç i le. Kur kjo përfundoi nën drejtimin tim, ti nuk e lejove, sepse kishe planin që po bën sot. Për tre incineratorë, me një pronar, që i ka regjistruar në parajsa fiskale. Me anëtarët e bandës së Lusnjes.

Edi Rama: Ik e fli o Lul!

Lulzim Basha: Nuk doje të trajtoheshin plehrat siç ndodh në një vend normal. Kush janë pronarët e inceneratorëve? E ka bërë BIRN investigimin, por nuk e lënë zonjën aty të flasë. Ka treguar se këto para janë të gllabëruara. Më lejo të them, sot që keni lejuar atë shfaqje të turpshme, që njeriu që drejton Shqipërinë, sulmon gazetarët, thyen edhe distancimin social. Thelbi është, sot kjo shfaqje e shëmtuar, konfirmon hajdutësinë e kësaj afere, gënjeshtrat e kryeministrit dhe fakti se këto miliona euro i mungojnë shqiptarëve që kanë humbur vendet e punët.

 

Edi Rama: Lul, fli vlla, fli Lul gjumë. Fevzi na e hiq tani!