Rama nuk përmbahet/ Në mungesë të argumenteve ngrihet dhe kërcënon gazetarët në studio

Pasi është tensionuar gjatë debatit për inceneratorët e mbetjeve dhe nuk kishte përgjigje për pyetjet e gazetarëve, Rama u ngrit në këmbë për të sqaruar situatën.

Si fillim u drejtua drejt ‘led-wall’-it duke u munduar të shpjegonte sërish, por i gjendur sërish pa përgjigje, Rama spo kishte më si ti përgjigjej gazetarëve dhe filloi të afrohej drejt tyre. 

Në një moment gjatë debatit me gazetarin Robert Rakipllari, Rama duket se e harroi distancën fizike deri në 2 metra dhe iu afrua duke i bërtitur dhe kërcënuar para fytyrës.

Kjo situatë ka shqetësuar gazetarët në studio. I pari që mori situatën në dorë ishte Armand Shkullaku që nxori menjëherë maskën dhe e vendosi në fytyrë pasi shqetësohej për mungesën e distancës mes tyre.

Më pas, moderatori Blendi Fevziu i kërkoi kryeministrit që të ulej dhe të shpjegonte nga karrigia e tij cmimet e përpunimit të mbetjeve që po ia thoshte para fytyrës Rakipllarit.