Basha kërkon të ndërhyjë me telefon, Rama 'shtanget': Jo, jo, jo! Nuk përballem

Kryeministri Rama në emisionin Opinion në TV Klan refuzon të përballet me liderin e Opozitës Basha

Rama ishte duke folur për inceneratorët kur drejtuesi i emisionit Opinion Blendi Fevziu njpftoi se Z. Basha donte të përfshihej përmes telefonit në debatin që zhvillohej në studio.

Kryetari i Partisë Demokratike kërkon të ndërhyjë në telefon. Jeni gati të përballeni?- ka njoftuar Fevziu.

I shpejtë ka qenë Z. Rama për të kundërshtuar ballafaqimin me Bashën.

Kush është ky? Jo jo jo jo, faleminderit shumë - ka qenë përgjigjja e Ramës.