Tao nxirre buburrecin në përballje/ Zëdhënësi i Metës: Na fakto se cilin kriminel ka takuar Presidenti

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i ka kërkuar edhe njëherë kryeministrit Rama të vijë në përballje me Metën dhe të tregojë me kë është takuar ky i fundit skutave me OFL-në.

Blushi i drejtohet edhe Taulant Ballës që ta ndihmojë Ramën të vijë në përballje me Metën.

‘Tao Tao, të paktën mos shërbe si fustan gruaje, poshtë të cilit fshihet nga frika Buburreci Trendi.

Mos u spiropalizo edhe ti!

Nxirre në Përballje Buburrecin.

A thotë Buburreci yt se Presidenti takohet skutave me kriminelë?

Nxirre pra të faktojë para tërë shqiptarëve se cilin kriminel ka takuar Presidenti?

Dil edhe ti si përforcues e zhurmues bashkë me të!

Presidenti është i të gjithë shqiptarëve.

E harrove 2 Marsin?

Jam i sigurt se edhe ti do vish me vrap te Presidenti në 26 prill të bësh autokritikë e të punosh për çeljen e negociatave.

Të gjithë shqiptarët mezi presin çeljen e negociatave që ju i bllokoni me pabesinë ndaj 5 Qershorit.

Ora e Përballjes po afron!’