Rekord rastesh në Francë/ Mbi 30,000 të infektuar me koronavirus në 24 orë

Në 24 orë e fudnit, Franca ka regjistruar numër rekord infeksionesh , ku sipas autoriteteve shëndetësore, u konfirmuan 30,621 raste me koronavirus.

Po ashtu, humbën jetën 88 qytetarë nga Covid.

Në një postim në Twitter, kryeministri Jean Castex, u bëri thirrje qytetarëve francezë të kuptojnë seriozitetin e situatës.

“Të gjithë ne, brenda nesh, kemi mundësi, me sjelljen tonë, të mbrojmë veten tonë, të mbrojmë të tjerët dhe të ngadalësojmë qarkullimin e virusit.”

Lajmi vjen në një kohë kur edhe në shumë shtete të tjera të Evropës janë regjistruar shifra rekord ditore.