VIDEO/ Paguajnë taksat për vendqëndrim, Veliaj zhvat të ardhurat, lë taksistët në mes të katër rrugëve

Ish deputetja e LSI-së Eriona Bixha, ka publikuar një denoncim nga taksistët në ‘Bulevardin Zogu I’, ku sipas tyre të gjithë taksistët që kanë ushtruar aktivitetin për më shumë se 25 vjet në këtë vend, sot ndodhen pa asnjë vendqëndrim.

Në postimin e saj në Facebook, Bixha ka theksuar se Erion Veliaj i ka lënë këta taksistë dhe familjet e tyre në mes të katër rrugëve edhe pse paguajnë të gjitha taksat ku përfshihet edhe ajo e vendqëndrimit.

Postimi i plotë i Eriona Bixhas:

Tek Bulevardi Zogu I të gjithë taksistët që kanë ushtruar aktivitetin për më shumë se 25 vjet në këtë vend, sot ndodhen pa asnjë vendqëndrim.

Erion Veliaj i ka lënë këta taksistë dhe familjet e tyre në mes të katër rrugëve.

Paguajnë të gjitha taksat ku përfshihet edhe ajo e vendqëndrimit, por Bashkia e Tiranës nuk ju siguron asnjë kusht pune, përveç zhvatjes së atyre të ardhurave që sigurojnë.

Ata sot kërkojnë të trajtohen me dinjitet, t'ju sigurohet një vendqëndrim dhe t'ju sigurohet një konkurrencë e ndershme.