Ndryshon Drejtori i Policisë Shkodër, pas vrasjeve dhe kanabisit/ Ja kush emërohet drejtori i ri

Policia e Shkodrës ka dështuar pas dy vrasjeve, një atentati dhe parcelave me kanabis dhe si pasojë ka shkarkuar nga detyra, drejtorin e Policisë Niko Brahimaj.

Largimi i tij mendohet se ka të bëjë me ngjarjet e fundit dhe dështimin e policisë në zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Në vend të Brahimaj, Drejtori i ri i Policisë Shkodër është emëruar Lorenc Meta, shef komisariati në këtë qytet.

Ngjarjet kriminale filluan me Edison Çutaj dhe Klement Pepaj të cilët u vranë në Malësinë e Madhe, ndërkohë që aty u gjetën edhe parcela me kanabis.

Më pas iu bë atentat shefit të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe, Mentor Hasanajt, në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Asnjë prej autorëve të këtyre ngjarjeve nuk është arrestuar.