I zhdukuri në Vlorë mbante dy emra, ja si e përplasi qëllimisht 19 vjeçarin një vit më parë

Ermal Ngucaj, 40 vjeç, raportohet zyrtarisht se ëshët zhdukur prej katër ditësh në fshatin Lepenicë të Vlorës. Denoncimi fillimisht është bërë nga familjarët e tij, ndërkohë që makina e tij është gjendur e braktisur në fshatin Mavrovë të Vlorë. Ngucaj mësohet se mbante edhe një emër të dytë dhe njihej edhe si Adhurim Ngucaj. Ai kishte një vit që kishte dalë nga burgu ndërkohë që ishet përshirë në një ngjarje ku kishte përplasur qëllimisht një 19 vjeçar në fshatin Kotë.

Dëshmia e 19 vjeçarit, Paolo Dyrmishaj.

‘Ishte një benz i bardhë dhe ma bën me drita me bori, ‘hap krahun’. Në atë moment ai i dha gaz dhe më goditi. Dola direkt nga makina se kisha frikë se mos më godiste përsëri e na hidhte në greminë. Ai quhet Ermal Ngucaj, unë e kam parë edhe një herë tjetër. Unë nuk është se kam konflikt personal me atë por kam me pronarin e atij. Ai punon te gurorja e Vlorës, thjesht roje. Edhe them se mund ta ketë futur ai (pronari), për të trembur, për të marrë jetën, s’e di”, ka deklaruar 19- vjeçari aso kohe në polici, ku më pas nëna e tij ka kërkuar urdhër mbrojtje për djalin e saj’

Komunikata e Policisë

Vlorë-Më datë 14.10.2020, u shpall në kërkim policor shtetasi A.N., 39 vjeç, banues në fshatin Lepenicë,  pasi  rreth orës 20:00, ka bërë kallzim  babai tij, shtetasi F.N., , banues në fshatin Lepenicë, se prej datës 12.10.2020, në mbrëmje , ka humbur kontaktet me djalin e tij. Policia vijon kërkimet dhe po punon intensivish për gjetjen e shtetasit A.N.