Maskat me detyrim/ Dollenberg për SYRI TV: Nuk do e mbaja maskën po të isha në Shqipëri

Sot ka qenë dita e parë me maska të detyrueshme në publik, ku në lidhje me skype me moderatoren e Edicionit te Pasdites ne SYRI TV Armela Ferko, ka qenë Aurora Dollenberg, drejtuese e Federatës Evropiane të Mjekëve shqiptare.

Mjekja Aurora Dollenberg është shprehur se maska sduhet të mbahet në rrugë, pasi ka mundësi për të mbajtur distancën dhe të respektojmë rregullat e protokollit të sigurisë.

‘Nuk do ta mbja maskën në rrugë po të isha në Shqipëri, pasi distanca prej 1.5 m është në rregull. Përtej kësaj edhe smogu që është aty do më detyronte të mos e mbaja’, ka thënë Dollenberg.

Lidhur me vendimin për hapjen e kinemave, e pyetur nga moderatorja Ferko, Dollenberg u shpreh”

‘Nuk do të mbyllja jetën sociale, por nuk e kuptoj pse kinematë hapur dhe teatrot mbyllur. Në momentin që respektohet distanca prej 1.5 m nuk përbën rrezik për këto ambjente’.

Ndërkohë Dollenberg ka folur edhe për protokollin dhe nevojat e sistemit shëndetësor shqiptar.

‘Protokolli dhe sistemi shëndetësor ka nevoja të medha përtej maskave. Nuk eksziston një protokoll i përcaktuar, pasi ne mbledhim raste cdo ditë dhe analizojmë rrezikun. Rreziku i kësaj është se mjeku nuk e di se cili pacient ka kaluar Covid. Ka paur vdkeje të të rinjve pasi nuk ka protokolle të unifikuar për të gjithë Shqipërinë. Ne po I mbledhim cdo ditë protokollet nga rastet personale të mjekëve në kirurgji apo në sektorët e tjerë’.

Për sa i përket kurimit të të sëmurëve më Covid, Dollenberg ka sqaruar ibupofreni nuk këshilohët por vetëm paracetamoli.

‘Këshillojmë paracetamolin dhe sygjerojmë oksigjenin si fillim. Pacienti që ka shenja duhet të shtrohet në spital dhe jot ë rrijë në shtëpi dhe të bëhet keq pastaj të shkojë në spital. Trombozat kanë qënë shkaqet më të mëdha të vdekjeve në Shqipëri’, ka theksuar Dollenberg.