Rama: Meta fshihet skutave nëpër lokale me subjektet e OFL për të rrëzuar qeverinë…

Kryeministri Rama i është përgjigjur menjëherë postimit të fundit të Metës që përshëndeste dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas revoltave popullore për shkak të manipulimit të zgjedhjeve. Meta kërkonte që të ndëshkohen autorët e krimeve zgjedhore duke iu referuar indirekt kryeministrit Rama.

Në postimin e tij Rama e ka sulmuar Metën sërish duke shkruar se fshihet skutave me subjektet e OFL-së.

Kryeministri Rama ne Tëitter:

Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!