Shpërthen koronavirusi në Shqipëri/ 257 raste të reja dhe 5 të vdekur në 24 orë

Pandemia e koronavirusit ka shpërthyer në Shqipëri.

Duket se shifrat nuk po mbahen dot më nën kontroll nga qeveria shqiptare.

Sot janë raportuar 257 raste të reja me koronavirus, ku numrin më të lartë e ka Tirana, por ka një rritje shumë të madhe në Fier, Durrës, Shkodër etj.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1398 testime, 102 të shëruar, 257 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1398 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

83 raste në Tiranë,

29 në Fier,

27 në Durrës,

20 në Shkodër,

14 në Korçë,

12 në Berat,

11 në Elbasan,

8 në Mirditë,

7 në Lushnje,

6 në Tropojë,

nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,

3 në Kukës, Kavajë

nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,

nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 257

Të shëruar ne 24 orë              102

Humbje jete në 24 orë            5

Testime ditore                                    1398

Testime totale                    103,402

Raste pozitive              16212

Raste të shëruara         9864

Raste Aktive                  5909

Humbje jete                    439

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2935

Durrës        620

Shkodër     439

Korçë   329

Fier                336

Lezhë         299

Elbasan       257

Vlorë     210

Berat     174

Kukës          167

Dibër       78

Gjirokastër    65