Manipulimi i zgjedhjeve/ Meta shigjeton Ramën, përshëndet dorëheqjen e presidentit të Kirgistanit pas revoltave popullore

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit, pas revoltave të fuqishme që shpërthyen, pas manipulimit të zgjedhjeve.

‘Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.

Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.

Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!’