Tre ministra të Ramës bëhen bashkë për gjobat e maskave!

Ndërkohë që nuk mbahet mend një mbledhje qeverie, për të koordinuar masat mes ministrive të ndryshme për ndaljen e valës së COVID-19 që ka kapluar Shqipërinë, për të përcaktuar mënyrën e vënies dhe vjeljes së gjobës për ata që nuk mbajnë maskat edhe në ambiente të hapur, duhet të koordinohen tre ministra të Ramës.

Kështu në aktin normativ që ka dalë së fundmi ku përcaktohen penalitetet për mbajtjen e maskave me detyrim shkruhet se, “Mënyra e ekzekutimit të masës administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për energjinë, ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për shëndetësinë”.

Ndërkohë që po i jepet një rëndësi e tillë propagandistike mbajtjes së maskave, testimet, hetimi i rasteve, distancimi fizik dhe kontrolli i rrepte i bareve dhe restoranteve ku mund të mos mbash maskë, mund të konsiderohet për Shqipërinë, në nivelin më të ulët edhe në rajon.