Sonte në SYRI TV/ Një intervistë e rrallë e Vjosa Osmanit në ‘Çim Peka LIVE’

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të jetë sonte në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’.

Vjosa Osmani është njeriu më i votuar në Kosovë nga qytetarët.

Ajo u zgjodh si deputete e LDK-së, por pas përplasjeve politike ajo u larguar nga partia e saj.

Çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe? Çfarë po ndodh në mjedisin politik të Kosovës?

Si po qeveris Abdullah Hoti, marrëdhëniet me LVV-në e Albin Kurtit dhe ndërkombëtarët.

Vjosa Osmani do të jetë në një intervistë të rrallë mbrëmjen e sotme në SYRI TV në orën 21:30 minuta në emisionin ‘Çim Peka LIVE’.

Mos e humbni...