U infektua me COVID-19, prezantuesja italiane jep lajmin e mirë

Mbrëmjen e djeshme prezantuesja e njohur italiane Alessia Marcuzzi  nuk ishte në studio për të drejtuar emisionin ‘Le Iene Show’, pasi rezultoi pozitive me Covid-19.

48-vjeçarja gjatë një lidhje direkte gjatë emisionit ka treguar për gjendjen e saj dhe mënyrën si u infektua me koronavirus.

“Në mëngjes mësova që shoqja e vajzës sime ishte infektuar me koronavirus kështu unë dhe familja ime bëmë të gjithë tamponin e shpejtë. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes rezultuan negativ ndërsa unë jam pozitive. Por fatmirësisht nuk kam simptoma, jam shumë mire”, tha Alessia

Ndërsa sot ajo ka dhënë lajmin e gëzuar për të gjithë ndjekësit e saj.

‘Për fat të mirë, tamponi molekular dha një rezultat NEGATIV! Unë do të shpjegoj më mirë pse thashë "pak pozitive" në lidhje  me ‘Le Iene Shoë’, pasi shumë më kanë pyetur. Unë po i referohesha vlerës shumë të ulët të tamponit të shpejtë antigjenik, pak mbi pragun minimal të vendosur nga testi. Ky është një test depistimi, i cili, në rast pozitiviteti, duhet të konfirmohet gjithmonë nga tamponi molekulare dhe duhet të mbetet e izoluar në pritje të rezultatit. Për fat të mirë unë testova negativisht ... Jam shumë i lumtur!

Faleminderit për mesazhet e dashurisë që më keni dërguar  këto ditë, më keni bërë shoqëri. Ju lutemi, le ta mbajmë vëmendjen tonë të lartë dhe gjithmonë të mbajmë maska duke respektuar udhëzimet e dhëna nga ekspertët! Le ta bëjmë për ne, për njerëzit që duam dhe për respektin ndaj të tjerëve’ shkroi prezantuesja në postimin e saj.