Deputeti ia thotë në sy Sandër Lleshajt: Rama të ka përzënë nga mbledhjet e PS, uroj të mos kesh fatin e…

Gjatë seancës së sotme parlamentare në të cilën ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli për situatën kriminale në vend dhe dha shifra të bazuar mbi sondazhe nga OJF-të, deputeti Lefter Maliqi është kundërpërgjigjur me akuza të forta.

Ai e ka akuzuar ministrin, se po përdor shifra false për situatën e kriminalitetit dhe kanabisit.

Gjithashtu Maliqi i ka thënë nga foltorja e parlamentit ministrit Lleshaj, se po përdoret keq nga Rama, ndërsa ky i fundit e ka përzënë atë, edhe nga mbledhjet e PS.

“Sot nuk kemi analizë vjetore të shifrave farsë, po bëre mirë që lexove se po mos lexoje do ngatërroje dhe ndonjë shifër, por po të dëgjonte kryeministri po të bëje ndonjë gabim tjetër, se ca ke probleme në PS, ca je me probleme në qarkun  Lezhës që nuk e drejton dot, ca në mbledhjen e  PS, që të ka përzënë nga zyra dhe bëre mirë që lexove, por shqiptarët nuk kanë nevojë për lexime farsë.

I lini këto përralla me shqiptarët se ata e dinë që po pati vullnet politik, për dy vite vendoset rendi. Kryeministri ju përdor për qëllimet e tij mafioze dhe uroj mos të kesh fatin e Tahirit, edhe pse Tahiri ishte socialist, i vetmi gabim që bëri, përdorimi që i bëri për drogë. Me vjen keq për ty që nuk je as socialist e as rilindas”, tha Maliqi në replikën e tij.