ZYRTARE/ Tjetër futbollist shqiptar infektohet me koronavirus

Lojtari me origjinë shqiptare, Veton Berisha, i cili përfaqëson Norvegjinë, ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit të Viking-ut ku thuhet se Berisha është izoluar megjithëse nuk ka simptoma.

I gjithë klubi do të testohet pasi Berisha ditën e djeshme mori pjesë në seancën stërvitore, ndërsa ekziston frika e të infektuarve të tjerë. Berisha ka si shokë skuadre edhe dy lojtarë të tjerë kosovarë, Ylldrenin dhe Zymerin.