Liga e Kombeve/ Danimarka surprizon Anglinë, ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Rezultate të pritshme por edhe surprizuese në raundin e 4-t të ndeshjeve në grupe në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Përfundoi në barazim 1-1 supersfida mes Italisë dhe Holandës që u luajt në Bergamo.

Nga barazimi mes të kaltërve dhe tulipanëve përfitoi Polonia që mposhti 3-0 Bosnje Hercegovinën dhe u ngjit në krye të grupit 1 në kuotën e 7 pikëve.

 Franca bëri detyrën dhe fitoi 1-2 në transfertën ndaj Kroacisë një ndeshje të cilët vendasit e luajtën më mirë.

Portugalia edhe pa Cristiano Ronaldon që ka rezultuar pozitiv me koronavirus mposhti 3-0 Suedinë.

Bëri detyrën Belgjika që kryeson grupin 2 falë suksesit në transfertën ishullore ndaj Islandës me shifrat 1-2, ndërsa surprizën e bëri Danimarka që triumfoi 0-1 brenda në Londër përballë.

Më poshtë keni të gjithë rezultatet e ndeshjeve që u luajtën sot: