VIDEO/ Mbyllet mes tensionit Greqi-Kosovë, barazim karakteri i ‘Dardanëve’
Barazim karakteri për Kosovën. “Dardanët” e Bernard Challandes kanë reaguar pas një serie të gjatë rezultatesh negative, teksa kanë barazuar 0-0 në transfertë ndaj Greqisë.
Padyshim që heroi i sfidës së sotme ishte gardiani Aron Muriç, i cili priti dhe një 11-metërsh në pjesën e parë.
Grekët e dominuan pjesën e parë të takimit të zhvilluar në Athinë, ndërkohë që pjesën e dytë, vlen të theksohet paraqitja dinjitoze e Kosovës, që pati edhe disa raste shënimi.
Në fund nuk mungoi tensioni dhe përplasjet mes futbollistëve.
Pas këtij barazimi, Kosova ka 2 pikë në grup, ndërsa Greqia 8, teksa kryeson Sllovenia (10 pikë).