Formacionet zyrtare: Greqi - Kosovë

Në orën 20:45, luhet sfida midis Greqisë dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Edhe pse përballë kanë një skuadër të fortë, “Dardanët” do të kërkojnë fitoren në këtë sfidë për t’u kthyer tek rezultatet pozitive.

Tekniku i Kosovës, Benard Challandes vjen me disa ndryshime për këtë takim, ku bie në sy aktivizimi nga minuta e parë i Floren Loshajt dhe Lirim Kastratit.

Më poshtë keni formacionet zyrtare për të dy skuadra: