FOTO/ Lituani-Shqipëri, mbyllet pa gola pjesa e parë. Kuqezinjtë dominojnë me statistika

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në transfertë me Lituaninë ndeshjen e katërt të Grupit 4 të Ligës C të Kombeve, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë nuk prodhoi gol, duke u mbyllur 0-0, me gjithë rastet e kuqezinjve, të cilët pretenduan edhe për një penallti për prekje të topit me dorë në zonë nga një mbrojtës lituanez.

Skuadra jonë kombëtare ka dominuar pjesën e parë përsa i përket statistikave, por mungon goli.