VIDEO/ Seferi godet fluturimthi, por portieri i lituanezëve i mohon golin

Po luhet në këto momente ndeshja midis Lituanisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë po zhvillojnë një ndeshje mjaft të mirë, ku nuk kanë munguar rastet për shënim, por fati nuk ka qenë në anën e tyre.

Një rast të mirë shënimi e pati edhe Taulant Seferi. Në minutën e 38’ mesfushori provoi me një goditje fluturimthi, por portieri vendas bëri mrekullinë duke i mohuar golin kombëtares shqiptare.