FOTO/ Zbulohet formacioni i Kosovës kundër Greqisë

Sot Kosova do të përballet me Greqinë në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

“Dardanaët” do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv në duelin që starton në orën 20:45 në stadiumin “Sprios Louis” në Athinë.

Greqia është aktualisht lider i Grupit 3 në Ligën C, me shtatë pikë, aq sa ka edhe Sllovenia në vendin e dytë.

Kosova pozicionohet në vendin e tretë me vetëm 1 pikë, ndërsa edhe duelin e sotëm do të ketë shumë mungesa të rëndësishme.

Ja formacioni i mundshëm i Kosovës: