Hoti 'grushton' Haxhi Krasniqin në zyrën e vet, Kampionin e Botës në Boks

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e ka pritur 'me grushta" Haxhi Krasniqin, kampionin e botës në boks. Hoti e ka përshëndetur i lumtur me një goditje grushtash në kuadrin e masave anti-COVID dhe ka shprehur vlerësimin e madh për sportistin kosovar.

Hoti tha se "Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës në Boks. Sot, pata nderin ta pres dhe ta përgëzoj për titullin. Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat.