Ermonela Jaho, numri 1 në Muzikën Klasike të Gramaphone

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, u rendit e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike të Gramaphone me albumin e saj “Anima Rara”. Lista bazohet në shitjet e CD-ve dhe formateve të tjerë gjatë një periudhe shtatëditore.

Vetë Jaho është shprehur shumë e lumtur që është renditur në numrin 1 në Listën Zyrtare të Muzikes Klasike të Gramaphone.