Greqi – Kosovë, ‘dardanët’ me 10 mungesa të rëndësishme!

Kosova do të përballet ditën e sotme kundër Greqisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 në Ligën e Kombeve.

Grekët kanë fituar përballjen e parë me rezultatin 1-2 në stadiumi “Fadil Vokrri”, ndërsa “dardanët” sot do të tentojnë fitoren në Athinë.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45, në stadiumin “Spiros Louis”, me Kosovën që vuan mungesat e 10 futbollistëve të rëndësishëm.

Zhgënjimi ndaj Maqedonisë së Veriut në “play-offin” e Ligës së Kombeve ka ulur besimin e skuadrës kosovare e cila ka marrë vetëm një pikë në 3 ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër, Greqia është lider i grupit me 7 pikë, aq sa ka edhe Sllovenia.